Live

Gjendjet i vdekur një 46-vjeçar në Obiliq

13:59 / 18 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një 46 vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot në stacionin policor të Obiliqit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen. Rasti ka ndodhë në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ku është gjet pa shenja jete viktima mashkull, 46 vjeç. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në

U Kopjua