Live

Gjesti: Ndoshta Egli ndjen diçka më shumë ndaj meje, nuk dua ta lëndoj

23:05 / 23 Janar 2025

Nga Kosova Live

Banori i Big Brother VIP Albania, Gjesti, në një bisedë me Gertën dhe Gertin, u shpreh se nuk dëshiron që ta lëndojë Eglin.

Ai tha se ndoshta ajo mund të ketë pëlqim, por është treguar i kujdesshëm për të mos e bërë të ndihet keq.

“Ndoshta ajo ka diçka më shumë për mua, por unë nuk dua ta lëndoj. Dhe ia kam thënë, nuk dua të të lëndoj”, tha Gjesti.

Ndërkohë, pak më herët, Egli shprehu pakënaqësi për Gjestin.

“Si mund ta besoj kur thotë unë nuk luaj me ty, kur ai është këtu për të luajtur? Unë e kam besuar dhe prandaj jam përfshirë aq shumë. U kam dalë të gjithëve me shpatë të madhe për të”, tha ajo, gjatë një bisede me Bernardin.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...