Live

Gjirokastër: I riu në gjendje të dehur aksidentoi për vdekje 71-vjeçarin

15:07 / 24 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet tip furgon.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin 36-vjeçar, banues në Përmet, i cili dyshohet se drejtonte automjetin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Viktima 71 vjeç po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga furgoni. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të rënda nuk mundi të mbijetonte. 

Shpërndaje në

U Kopjua