Live

Gjykata e Hagës parashikon fundin e dhjetorit për përfundimin e gjykimit të madh

15:23 / 02 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Trupi gjykues në Hagë në çështjen kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka lëshuar urdhrin e mëtejshëm lidhur me orarin e paraqitjes së provave nga ana e mbrojtjes.

Me këtë rast, është caktuar 14 nëntori si datë e synuar për përfundimin e paraqitjes së provave prej ekipeve Mbrojtëse të Thaçit dhe Krasniqit, ose një javë pas dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes, cilado që ndodh e para.

Bëhet e ditur poashtu se, trupi gjykues i ka informuar të gjitha palët që të përgatiten për të dorëzuar dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare, si dhe deklaratën lidhur me ndikimin e krimeve të pretenduara në viktimat pjesëmarrëse në procedurat gjyqësore, para fillimit të pushimit dimëror të gjykatës më 22 dhjetor të këtij viti, transmeton Klankosova.tv

Vendimi në fjalë përcakton edhe afatet shtesë dhe udhëzimet procedurale për pjesën tjetër të çështjes së Mbrojtjes.

Shpërndaje në

U Kopjua