Live

Gllogoc: Tentoi t’ia djegë veturën një personi, arrestohet i dyshuari

09:40 / 08 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Një burrë është arrestuar në Gllogoc, pasi që, pas një mosmarrëveshjeje dhe përleshjeje me një tjetër person, kishte tentuar t’ia vërë flakën veturës së këtij të fundit.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, si viktima ashtu edhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton Klankosova.tv.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas trajtimit mjekësor dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua