Live

Goditet me makinë një këmbësore në Vushtrri, dërgohet për trajtim mjekësor

19:40 / 16 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Sot rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, ku si pasojë është lënduar një këmbësore.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Siç bën të ditur Zahiti, këmbësorja u godit nga vetura, e më pas u dërgua për tretman mjekësor.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 16:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, zona Vushtrri. Në aksident të përfshirë një veturë dhe një këmbësore. Këmbësorja e lënduar është dërguar  për tretman mjekësor”, tha Zahiti.

Shpërndaje në

U Kopjua