Live

Goditjet raketore në Tel Aviv shkaktojnë dëme pranë ambasadës amerikane

10:47 / 16 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael, Mike Huckabee, ka njoftuar se janë shkaktuar dëme pranë ambasadës, si pasojë e goditjeve raketore në Tel Aviv.

Sipas deklaratës së tij, disa dëme të vogla janë regjistruar, por fatmirësisht nuk ka të lënduar mes personelit amerikan, transmeton Klankosova.tv

Ai tha se ambasada dhe konsullata do të qëndrojnë të mbyllura edhe sot, për shkak të urdhrit për qëndrim në strehim që vazhdon të jetë në fuqi.

“Do të vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën dhe të marrim masa për të garantuar sigurinë e stafit tonë diplomatik,” thuhet në deklaratën e ambasadorit Huckabee.

Shpërndaje në

U Kopjua