Live

Gruda: E papranueshme, kjo që po ndodh në Hagë është institucionalizim i padrejtësisë

18:31 / 04 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së Përparim Gruda ka reaguar pas raportimeve se si roja që ishte bërë prokuror në Speciale, kishte kërcënuar fizikisht ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sipas dëshmisë së ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan Periskopi.

Gruda e cilësoi si të papranueshme, duke thënë se ajo “që po ndodh në Hagë është institucionalizim i padrejtësisë”.

Kjo është e papranueshme. Të trajtohet në këtë mënyrë njeriu që ishte në ballë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, është fyerje jo vetëm ndaj figurës së tij, por edhe ndaj gjithë popullit dhe shtetit të Kosovës.
Një gjykatë që lejon praktika të tilla, duke harruar parimet themelore të drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor, e humb kredibilitetin e saj dhe shkel mbi besimin dhe pritjen që populli i Kosovës kishte që ajo të ofrojë drejtësi me standarde evropiane.
Kjo që po ndodh në Hagë është institucionalizim i padrejtësisë.

Shpërndaje në

U Kopjua