Live

Gruda i PDK’së: Fjala e fundit është thënë dje nga Supremja, kërkojmë nga kryeministri dhe ministrat të lirojnë pozitat

14:22 / 16 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK’së, Përparim Gruda ka thënë se vendimi i Supremes tregon që ministrat dhe deputetët nuk munden të mbajnë dy pozita.

Gruda tha se kërkojnë nga kryeministri dhe ministrat që të lirojnë pozitat, dhe të ndalin sulmet nda gjyqësorit.

“Dje, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës e shpalli të paligjshëm Udhëzimin Administrativ nr. 01/2025 për pajisjet elektronike fiskale. Ky vendim u bazua në Ligjin për Qeverinë, i cili e ndalon ushtrimin e funksioneve të dyfishta nga ana e ministrave që janë njëkohësisht edhe deputetë. Në këtë rast, ministri i financave, Hekuran Murati, nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe ministrit. Ky vendim nuk vlen vetëm për një individ, por për të gjithë ministrat dhe për vetë Kryeministrin Kurti, të cilët aktualisht janë edhe deputetë në Kuvendin e Kosovës. Gjykata ka vulosur një të vërtetë që ne e kemi theksuar që nga dita e parë: mbajtja e funksioneve të dyfishta është e kundërligjshme dhe jokushtetuese. Kjo është edhe arsyeja që në seancën e parë e kemi kundërshtuar edhe raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve”, theksoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua