Live

Guri i reagon Pacollit: Me hajna nuk flas, kthejeni paret që i keni vjedhë

17:53 / 28 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka dhënë një sqarim në lidhje me akuzuat që i ka bërë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ku kjo e fundit kishte thënë se motra e Gurit ka përfituar mbështetje prej 15 mijë eurosh nga MKRS, për studime jashtë vendit.

Guri përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke iu përgjigjur Pacollit ka thënë se nuk flet me hajna.

“Reagim, jo për atë që i ka vjedhë 252.000 euro, sepse siç e kam thënë gjithmonë, me hajna nuk flas. Veç kërkoj t’i kthejnë paret që i kanë vjedhë”, ka shkruar ai.

Pacolli ka treguar se motra e tij, është përzgjedhur nga Qeveria e Britanisë për të studiuar në Londër, si studente e dalluar e Universiteti të Prishtinës.

Sa i përket opinionit: motra ime është përzgjedhur nga Qeveria e Britanisë për të studiuar në Londër, si studente e dalluar e Universitetit të Prishtinës. Ajo është përfituese e bursës Chevening, një ndër bursat më prestigjioze në botë, që ndahet nga vetë Qeveria Britanike”, ka shkruar tutje ai.

Sipas tij, pra, motra ime është përzgjedhur nga Qeveria Britanike, ndërsa ju keni zgjedhë më vjedhë me vëlla, dajë, burrë e baxhanak.

“E përsëris: TI, Fitore që ia ke dhënë vëllait 100.000 euro, dajës 100.000, e burrit bashkë me baxhën 52.000 euro duhesh me i kthy ato pare, cent për cent”, ka përfunduar postimin.

Shpërndaje në

U Kopjua