Live

Hagë/ Edhe sot mbahet seancë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

08:30 / 02 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Hagë sot pritet të dëshmojë dëshmitari i radhës, teksa seanca fillon në orën 09:00.

Dje, Dhomat e Specializuara në Hagë mbajtën konferencën e radhës përgatitore në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Nga kjo gjykatë kanë bërë të ditur që kanë mbetur edhe 24 ditë gjykim deri në pushimin dimëror të gjykatës, kurse janë edhe 60 ditë pune deri në ditën kur ZPS synon t’i marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët e saj, përkatësisht deri në fund të prillit.

Nga Prokuroria kanë thënë se planifikojnë që ta shkurtojnë këtë afat për përfundimin e dëshmitarëve të planifikuar, por numrin e saktë të dëshmitarëve do ta bëjnë të ditur më 1 nëntor. Gjykatësi po ashtu ka kërkuar që dëshmitarët më pak të rëndësishëm të merren në pyetje në fund, në mënyrë që mos të humben dëshmitë e dëshmitarëve më të rëndësishëm për këtë proces.

Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët” këtë javë pritet të mbahen tri seanca gjyqësore, raporton RTKlive.

Ndryshe, rasti gjyqësor ‘Hashim Thaçi dhe të tjerët’, filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.

Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...