Hamasi thotë se i është përgjigjur një propozimi të SHBA-së për një armëpushim të përkohshëm, duke përsëritur kërkesat e hershme për “një armëpushim të përhershëm, një tërheqje gjithëpërfshirëse nga Rripi i Gazës dhe sigurimin e rrjedhës së ndihmës për njerëzit familjet në Rripin e Gazës”.
Asnjë nga këto kushte nuk u përfshi në draft-propozimin origjinal nga SHBA-të, të cilin zyrtarët izraelitë e kanë pranuar, shkruan Euronews.com, transmeton Klankosova.tv
Si pjesë e kundërpropozimit të tij, Hamasi ka rënë dakord të lirojë 10 pengje izraelite të gjallë dhe 18 të vdekur për 125 të burgosur palestinezë dhe 1,111 banorë të Gazës të ndaluar.
Sipas propozimit fillestar të SHBA-së, luftimet do të ndaleshin për 60 ditë dhe do të liroheshin disa nga 58 pengjet që mbaheshin ende në Gaza në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe ndihmës ushqimore shumë të nevojshme dhe ndihmave të tjera, sipas zyrtarëve të Hamasit dhe egjiptianëve që folën në kushte anonimiteti.