Live

Hamasi refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim në Gaza

09:12 / 30 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një zyrtar i lartë i Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi i armatosur palestinez do të refuzojë propozimin e fundit të SHBA-së për një armëpushim të ri në Gaza dhe për lirimin e pengjeve.

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se Izraeli kishte “nënshkruar” planin e të dërguarit të SHBA-së, Steve Witkoff dhe se ishte duke pritur për një përgjigje zyrtare nga Hamasi, transmeton klankosova.tv.

Mediat izraelite cituan zyrtarët izraelitë që thanë se do të priste Hamasin të dorëzonte 10 pengje të gjallë dhe trupat e 18 pengjeve të vdekur në dy faza në këmbim të një armëpushimi 60-ditor dhe lirimin e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Zyrtari i Hamasit tha se propozimi nuk i plotëson kërkesat thelbësore, duke përfshirë fundin e luftës dhe se do të përgjigjet në kohën e duhur.

Shpërndaje në

U Kopjua