Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti përmes një postimi në Facebook ka folur për gjendjen në veri të Kosovës.
Sipas Hamitit, sot ka më pak sundim të ligjit në komunat veriore dhe se janë riaktivizuar strukturat paralele që po i sulmojnë patrullat e policisë dhe të EULEX-it, shkruan kosovalive.net
“Sot ka më pak sundim të ligjit në veri të Kosovës, teksa janë riaktivizuar strukturat paralele serbe që i mbështet Serbia dhe po e minojnë hapur sovranitetin e shtetit tonë. Po sulmohen patrullat e policisë së Kosovës; madje edhe të EULEX-it. Fjalët e mëdha për sundim të ligjit nga Qeveria e Kosovës janë në shpërputhje të plotë me rezultatin evident, me sundimin e cenuar të ligjit në atë pjesë të territorit të Republikës sonë”, u shprehë Hamiti në postimin e tij./kosovalive.net/