Live

Hamiti: Kurti nuk e donte pavarësinë e Kosovës, tash e ka kap dhe nuk po e lëshon pushtetin

15:50 / 05 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se fajtori kryesor për ngërçin aktual politik është Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka theksuar se VV-ja dhe lideri i saj, Albin Kurti, nuk e kanë dashur pavarësinë e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se sot kjo parti e ka kapur pushtetit dhe nuk po e lëshon.

“E sollën në pushtet njeriun dhe formacionin politik që s’e donin pavarësinë e Kosovës, ndërsa tash e kanë kapur pushtetin dhe s’duan ta lëshojnë. E kanë katandisur rendin demokratik dhe kushtetues në Kosovë. Nën kujdestarinë e tyre, vendi ynë është nën sanksione ndërkombëtare për herë të parë në historinë e vet. Faji nuk është jetim”, ka shkruar Hamiti.

Shpërndaje në

U Kopjua