Live

Hapet thirrja për përkrahjen e studimeve të doktoratës, Nagavci: Studentët përfitues do të mbështeten me nga 8500 euro

15:13 / 30 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ministrja e Arsimit, Shkencë dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se sot është hapur thirrja për përkrahjen e studimeve të doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë, sipas listës “Shanghai”, të vitit 2024/2025.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja po ashtu ka bërë të ditur se vlera e mbështetjes për një student to të jetë 8500 euro, raporton gazeta online KosovaLive.

“Lajm i mirë dhe një mundësi më shumë për studentët e doktoratës. Kam kënaqësinë të ju njoftoj se kemi hapur sot thirrjen për përkrahjen e studimeve të doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë, sipas listës “Shanghai” të vitit 2024/2025. Vlera e mbështetjes për një student do të jetë 8,500.00 euro Përparësi kanë aplikuesit/et që nuk kanë bursë të pjesshme nga ndonjë skemë/institucion brenda apo jashtë vendit dhe ata/ato që studiojnë në universitetet e ranguara më së larti në rangimin ndërkombëtar të universitetit pritës”, thuhet në postimin e Nagavcit.

Njëherit, Nagavci ka shkruar se konkursi është public dhe vlen për studentët shtetas të Republikës së Kosovës.

“Thirrja do të jetë e hapur deri më 14.10.2024, në ora 16:00. Për studentët tanë, më shumë përkrahje e më shumë mundësi!”, ka përfunduar ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...