Live

Hapet zyrtarisht konkursi për t’u bërë pjesë e FSK-së

14:13 / 09 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot është hapur zyrtarisht konkursi për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka shkruar se ushtria do t’i pranojë 300 ushtarë të rinj, raporton gazeta online Reporteri.net.

Tutje, ministri ka dhënë detaje lidhur me hapjen zyrtare të konkursit.

“Të rinj e të reja të Republikës së Kosovës, të gatshëm për t’i shërbyer atdheut, ju njoftojmë se konkursi për t’u bërë pjesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot zyrtarisht është hapur. Ushtria jonë do të pranoj 300 te rinj që do të mbrojnë Republikën nën emblemën e shqiponjës sypatrembur. Nga sot deri më 10 tetor 2024, të gjithë të rinjët e të rejat e interesuara për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në ëeb faqen e ministrisë duke plotësuar formularin në këtë link” ka shkruar Maqedonci.

Në përfundim, ministri ka thënë se si pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të kenë mundësi të zhvillojnë një karrierë të sigurtë të udhëhequr nga profesionistët më të mirë në fushën e mbrojtjes.

Shpërndaje në

U Kopjua