Live

Haradinaj: 174 numri i Aleancës – punë, jo premtime

13:54 / 04 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar numrin e kësaj partie për zgjedhjet lokale të 12 tetorit e që është numri 174.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Aleanca gjithmonë ka treguar se është shembull, shembull për të gjithë, sepse për ne flet puna, jo premtimet.

“Ky është angazhimi ynë: punë, jo premtime, dhe këtë e kemi vërtetuar kudo ku kemi marrë përgjegjësi.”, ka shkruar ai./Periskopi/

Postimi i plotë:

174 është numri i Aleancës në fletëvotim!

Më 12 tetor, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin njerëz të dëshmuar në komuna dhe vizionin tonë për fitore të reja.

Aleanca gjithmonë ka treguar se është shembull, shembull për të gjithë, sepse për ne flet puna, jo premtimet.

Ky është angazhimi ynë: punë, jo premtime, dhe këtë e kemi vërtetuar kudo ku kemi marrë përgjegjësi.

Shpërndaje në

U Kopjua