Live

Haradinaj: 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizneset e reja të udhëhequra nga gratë

20:03 / 29 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me strukturat udhëheqëse të grave të Aleancës në Rahovec.

Ai thotë se gratë e Aleancës janë shtylla kryesore e organizimit të kësaj partie dhe kontribuuese të pakompromis në përpjekjet për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Haradinaj ka premtuar 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizneset e reja të udhëhequra nga gratë, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Në një takim frymëzues me strukturat udhëheqëse të grave të Aleancës në Rahovec, u dëshmua edhe një herë forca dhe vendosmëria e zonjave tona për të çuar përpara vizionin e përbashkët për një Kosovë fituese.

Gratë e Aleancës janë shtylla kryesore e organizimit tonë dhe kontribuuese të pakompromis në përpjekjet për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Me krenari vërej se angazhimi i tyre në komunën e Rahovecit, udhëhequr nga kryetari Smajl Latifi, po shndërrohet në një model të shkëlqyer të aktivizmit politik dhe shoqëror, duke ndërtuar ura bashkëpunimi me të gjitha shtresat e shoqërisë.

Mobilizimi i grave në politikë është thelbësor për demokracinë tonë dhe AAK do të vazhdojë të jetë platformë e fuqishme për zërin dhe kontributin e tyre në shërbim të qytetarëve.

Programi ynë për fuqizimin ekonomik të grave është konkret dhe i matshëm:

– 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizneset e reja të udhëhequra nga gratë;

– platformë online për 1000 sipërmarrëse;

– ⁠subvencione për lehonat;

– reforma për orar fleksibil pune dhe rritje të numrit të çerdheve publike.

Së bashku, për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe të anëtarësuar direkt në NATO përmes Planit Aksional.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...