Me rastin e vdekjes së ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liman Musliut dhe Naim Qorrollit, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Kosova ka humbur dy luftëtarë të lirisë, dy atdhedashës që iu bënë ballë armikut dhe dhanë gjithçka për lirinë e vendit dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjet Musliu dhe Qorrolli për humbjet e tyre, ndërsa ka shkruar.
“Në memorien tonë, Limani dhe Naimi, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook.