Live

Haradinaj për Kurtin: I ka trajtuar pensionistët në mënyrën më mizore

22:01 / 08 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka trajtuar pensionistët në mënyrë mizore.

Kjo deklaratë e Haradinajt erdhi një ditë pasi Qeveria njoftoi se pensionet do të rriten për 20 për qind.

Haradinaj në Klan Kosova këtë rritje e quajti lëmoshë.

“Nuk është befasi. Ne e kemi pritur që e bën këtë Kurti, ai i ka trajtuar pensionistët në mënyrën më mizore gjatë këtyre viteve. Mizore se nuk është njerëzore ky trajtim që e ka bërë ai”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së paraqiti edhe një pjesë të planprogramit zgjedhor për pensionistët.

Sipas tij, në mandatin e tij qeverisës pensionistët do të përfitojnë rritje prej 90 për qind, duke shpjeguar edhe se si do të ndodh kjo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...