Live

Haradinaj: Qëllimi i Kurtit ta mbajë peng Kosovën nuk ka ndryshuar

10:55 / 20 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është  deklaruar para fillimit të seancës së Kuvendit.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet as brenda afatit prej 30 ditësh, Haradinaj u shpreh se kjo do të dëshmonte qëllimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, transmeton Klankosova.tv.

“Për fat të keq, unë besoj se qëllimi i tij nuk ka ndryshuar, të vazhdojë ta mbajë Kosovën peng dhe ta udhëheqë në mënyrë jo të ligjshme”, u shpreh Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua