Live

Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Greta Kryeziut

09:54 / 20 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e drejtoreshës së Shëndetësisë në komunën e Kamenicës, Greta Kryeziu, e cila ishte duke u përballur me një sëmundje të rëndë.

Haradinaj ka thënë se me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të koleges së tij në Aleancë dhe se vdekja e saj ka lënë dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe miqtë, transmeton Klankosova.tv.

“Greta ishte vajzë e përkushtuar, me shumë plane për të ardhmen. Ajo do të kujtohet si profesioniste e zellshme dhe bashkëpunëtore e çmuar. Ka qenë kandidate për deputete dhe së fundmi kandidate për Asamblenë Komunale në Kamenicë, duke treguar përkushtimin e saj të vazhdueshëm për shërbimin ndaj qytetarëve”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë kolegëve, duke u lutur që ajo të prehet në paqe.

Shpërndaje në

U Kopjua