Live

Hargreaves mirëpret certifikimin e Listës Srpska: Presim zbatim të rreptë të ligjit gjatë gjithë procesit zgjedhor

18:54 / 31 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur certifikimin nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Listës Srpska për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Hargreaves përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se institucionet demokratike të Kosovës kanë treguar se janë në gjendje të sigurojnë që sundimi i ligjit të zbatohet dhe që sipas tij, nuk mund të minohet nga ekspedenca politike.

“Presim të njëjtin zbatim të fuqishëm të ligjeve dhe rregullave gjatë gjithë pjesës tjetër të këtij procesi zgjedhor”, përfundoi shkrimin Hargreaves.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...