Live

Hargreaves takon anëtarët e AGK-së: Jemi të përkushtuar ta mbrojmë median e lirë

18:13 / 03 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në takim kryetarin e AGK-së, Xhemajl Rexhën dhe disa anëtarë të këtij asociacioni.

Hargreaves tha se me Rexhën dhe anëtarët e AGK-së folën rreth mjedisit mediatik në Kosovë.

“Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të mbrojë median e lirë dhe të pavarur si thelbësore për një demokraci të shëndetshme”, shkroi Hargreaves.

Tutje, ai u shpreh se gazetarët bëjnë një punë jetike, duke kontribuar në llogaridhënie dhe në një diskurs publik të informuar.

Shpërndaje në

U Kopjua