Live

Haxhiu pyetet se kush është intervistuar në zyrë të kryeministrit: Pyetne Blerim Isufajn, ai e di shumë mirë

13:07 / 10 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është pyetur se cili është ish-kryeministri të cilin e kanë intervistuar prokuroria në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Megjithatë ajo ka thënë se kjo është pyetje për Kryeprokuorin Blerim Isufaj dhe se ai duhet të tregojë, meqë sipas ministres e di shumë mirë.

“ Nuk mendoj që është në rregull, që një përgjigje që duhet ta merrni nga Blerim Iusfaj, ta kërkoni nga unë. Blerim Isufaj e di shumë mirë, se kush nga prokurorët kanë shkuar në zyrën e kryeministrit. Por s’flet për këtë. S’është korrekte dhe e drejt ndaj meje që të institoni që përgjigjen që s’po mund ta merrni nga Blerim Isufaj”, ka thënë Haxhiu në konferencë për media.

“Blerim Isufaj e di, ata prokuror, disa janë aty, disa janë larguar sepse janë kërcënuar dhe e kanë lëshuar Kosovën”, ka shtuar Haxhiu.

“E kam përmendur sepse jam pyetur. Ju lutem që të insistoni që të merrni përgjigje që janë të rëndësishme për qytetarët dhe Blerim Isufaj duhet ta japë këtë përgjigje, sepse thotë që ska informacione, por e di shumë mirë”, ka thënë ajo tutje.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...