Live

Haziri: Kurti e ka shuar besimin e qytetarëve për autostradën Gjilan-Prishtinë

10:39 / 02 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Autostrada Gjilan-Prishtinë, është përballur me vonesa të mëdha në përfundimin e tij krahas afateve të parashikuara, për këtë vonesë ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka akuzuar qeverinë aktuale.

Haziri tha për “Front online” se gjysmë milionë banorë janë përjashtuar nga kjo vonesë.

“Është përjashtim total i një rajonit të Kosovës siç është Anamorava, ku e lidhë Kosovën në korridorin ndërkombëtar përmes Bujanocit, Preshevës e Kumanovës ku i ka përjashtuar gjysmë milionë banorë në veçanti Gjilanin”, deklaron Haziri.

Haziri thotë se kryeministri Albin Kurti e ka mbytur besimit te qytetarët që kjo autostradë do përfundoj.

“Tash e tre vjet 70% e punimeve janë kryer teknikisht, nuk është as në planifikim buxhetor e prioritet politik, e ka mbytur besimin që autostrada përfundon”, u shpreh Haziri.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...