Live

Hidhet koktej molotovi në një shtëpi në veri të Mitrovicës

09:54 / 17 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Një shtëpi në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës dyshohet se u sulmua me një koktej molotovi rreth orës 00:30 të natës, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani.

Sipas Elshanit, patrulla policore e cila ishte në patrullim ka vërejtur tym në drejtim të shtëpisë dhe kur iu afrua, pa që dera e hyrjes po digjej.

Ai ka bërë të ditur për Dukagjinin se zjarri është shuar nga policia, por dera e hyrjes së shtëpisë ka pësuar dëme.

Ndërsa, për momentin nuk ka të dyshuar apo të arrestuar lidhur me rastin.

“Rreth orës 00:30 Patrulla Policore e cila ka qenë në patrullim ka vërejt tym tek një shtëpi te Kroi i Vitakut. Kur është afruar afër Policia ka vërejt derën e hyrjes e cila ishte duke u djegur. Zjarri është fikur nga patrulla, ndërsa dëme ka pësuar dera e hyrjes së kësaj shtëpie. Dyshojmë se kemi të bëjmë me zjarrvënie dhe që ky zjarr është shkaktuar nga koktej i molotovit”, ka deklaruar Elshani.

Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Shpërndaje në

U Kopjua