Live

Hoti: Aleatët kanë rezerva për legjitimitetin e Qeverisë – Nga Zyra e Osmanit nuk guxon kush të nxjerrë zë

21:20 / 28 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas publikimit nga mediat të një letre të Bashkimit Evropian, sipas së cilës, ambasadorë dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë “nuk do të takohen në ambientet e Qeverisë së Kosovës” deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.

Ai cilësoi situatën si “të tmerrshme” dhe shprehu shqetësim për rrezikun që po i kanoset institucionalizimit dhe besueshmërisë së vendit.

Hoti tha: “Aleatët kanë rezerva për legjitimitetin e Qeverisë së Kosovës dhe vendosin të mos u shkojnë në zyrë asnjë anëtari të Qeverisë”.

Ai akuzoi udhëheqjen aktuale se përparësi i jep interesave elektorale momentale në vend të atyre shtetërore: “Kur kemi lidership që interesohet vetëm për interesa elektorale momentale, e jo për interesa shtetërore.”

Gjithashtu theksoi shqetësimin për heshtjen e Presidencës: “Nga Zyra e Presidentit nuk guxon kush të nxjerrë zë, pavarësisht detyrimit kushtetues që ka kjo zyrë për të siguruar funksionimin kushtetues të institucioneve”.

Postimi i plotë:

Kjo situatë është e tmerrshme.

Aleatët kanë rezerva për legjitimitetin e Qeverisë së Kosovës dhe vendosin të mos u shkojnë në zyrë asnjë anëtari të Qeverisë.

Kjo ndodh kur kemi lidership që interesohet vetëm për interesa elektorale momentale, e jo për interesa shtetërore.

Kështu shkatërrohet besimi i aleatëve në institucionet shtetërore të Kosovës.

Nga Zyra e Presidentit nuk guxon kush të nxjerrë zë, pavarësisht detyrimit kushtetues që ka kjo zyrë për të siguruar funksionimin kushtetues të institucioneve.

Shpërndaje në

U Kopjua