Live

Hoti reagon për 6 gazetarët e RTK-së: I censurojnë që e kritikojnë pushtetin, i favorizojnë ata që i miklojnë ministrat në intervista

19:37 / 25 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka reaguar për përjashtimin e gjashtë gazetarëve të RTK’së nga moderimi i emisioneve. Të cilët kanë pohuar se kanë marrë paralajmërime saherë që kanë intervistuar njerëz të pushtetit.

Në reagimin e tij, Hoti tha se “i censurojnë gazetarët që e kritikojnë pushtetin, ndërkaq i favorizojnë ata që i miklojnë ministrat në intervista”.

“Kjo qasje është e papranueshme, është kundër parimeve të funksionimit të mediumit publik të pavarur. Kjo qasje zbatohet në mediumet publike të regjimeve jodemokratike”, deklaron Hoti.

“Ata zyrtarë të lartë të RTK-së, që po i marrin këto vendime të marra, e dinë se po bëjnë shkelje ligjore. Çfarë zori kanë që lejojnë të instrumentalizohen në këtë mënyrë nga pushteti, do ta marrim vesh me kohë.

Por ligjit nuk i shpëtojnë, sado me vonesë. Lista është bërë e gjatë e atyre që do të mbajnë përgjegjësi për këto shkelje”, shton ai.

Shpërndaje në

U Kopjua