Live

Hykmete Bajrami: Nëse na kërkohet, i kthejmë pagat për seancat e pavlefshme

11:50 / 20 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është e gatshme t’i kthejë pagat për 52 seancat që Gjykata Kushtetuese i ka shpallur të pavlefshme.

“Nëse ish kërku, i kishim kthyer”, tha Bajrami kur u pyet nga gazetarja e Klan Kosova, Arbreshë Uka mbi këtë çështje.

Nënkryetarja e LDK-së tha se për këtë çështje duhet të merret përgjigje në Ministrinë e Financave apo edhe në administratën e Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e datës 8 gusht, ka konstatuar se të gjitha seancat e mbajtura gjatë 30 ditëshit, të shpallen të pavlefshme.

“II. TË KONSTATOJË, njëzëri, që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme”, ka thënë Gjykata Kushtetuese në këtë aktgjykim. 

Shpërndaje në

U Kopjua