Live

I bleu shteti në Beograd – kamioni me kamerat e sigurisë shkarkohet në oborrin e Ministrisë së Drejtësisë

18:43 / 03 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Ky kamion me targa të Beogradit, të cilin po e shihni në fotografi, ndodhet brenda oborrit të objektit të qeverisë. Saktësisht, në Ministrinë e Drejtësisë.

Gazeta Infokus ka siguruar pamje të këtij kamioni i cili ka sjellë para pak orësh një sasi të madhe të kamerave të sigurisë.

Kjo sasi e kamerave të cilat janë shkarkuar në oborrin e Ministrisë, ka ardhur nga Serbia, konkretisht nga Beogradi.

Këtë për Infokusin e ka konfirmuar edhe vetë shoferi i kamionit. Derisa në Ministri nuk ndodhej askush për të dhënë përgjigje.

Kujtojmë se në këtë fushatë zgjedhore, e gjithë gjuha e pushtetit është për sovranitet dhe mosbashkëpunim me Serbinë, përderisa në këtë kohë po del se shteti ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me shtetin armik.

Madje jo për diçka të parëndësishme ose që nuk mund të gjendet në tregjet tjera, mirëpo për diçka të ndjeshme për sigurinë, siç janë kamerat e sigurisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...