Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë.
Policia e cilësoi këtë si ‘vrasje në tentativë’ dhe tha se viktima mori plagë në shpinë dhe se u dërgua për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga policia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime në shpinë nga arma e zjarrit, në drejtim të të cilit ka shtënë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja”.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është në kërkim nga policia. Rasti në hetime”, tha policia në raportin 24-orësh.