Live

I dyshuari për vrasjen në Llapashticë, ende në arrati

15:38 / 07 Shtator 2025

Nga Kosova Live

A.Havolli, i dyshuari për vrasjen e Bashkim Spahiut më Llapashticë të Podujevës, ende nuk është kapur nga Policia e Kosovës.

Kështu është bërë e ditur nga një njoftim i Policisë, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, Spahiu do të varroset sot në varrezat e fshatit Gllamnik.

Ndërsa për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka pohuar se informatën për të shtëna me armë zjarri e morën rreth orës 19:30 të shtunën.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

E njëjta ka shtuar se hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.

Shpërndaje në

U Kopjua