Live

I kapen 38 qese kokainë një personi në Prishtinë

09:07 / 27 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Policia në Prishtinë ka gjetur tek një person 38 qese substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit kokainë.

Policia njofton se droga është gjetur tek drejtuesi i një veture  gjatë kontrolleve të rregullta ka në rrugën “Ahmet Krasniqi” në kryeqyttet, transmeton Klankosova.tv.

  “I dyshuari menjëherë është proceduar më tej dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore”, thuhet në një njoftim të policisë, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua