Live

I lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarreve në Prizren dërgohet për tretman në Turqi me aeroplan special

21:00 / 06 Janar 2025

Nga Kosova Live

Personi që mbeti i lënduar si pasojë e shpërthimit aksidental të fishekzjarrëve natën e Vitit të Ri në Prizren, është dërguar për trajtim mjekësor në Turqi, me një aeroplan special, shkruan Reporteri.net.

Lajmin e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare. Sipas BIK, kjo është bërë e mundur falë Ambasadës së Turqisë dhe Qeverisë turke.

“Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, kanë siguruar trajtimin mjekësor dhe transportin emergjent me aeroplan special të Abdurrahman Memajt, i cili ditë më parë u lëndua rëndë nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren. Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës falënderon Ambasadën e Republikës së Turqisë dhe Qeverinë turke për mundësinë e trajtimit mjekësor në Qendrën Hulumtuese Spitalore për diegie të thella në Stamboll të Turqisë, duke bërë apel kështu për kujdes edhe më të shtuar.  Lusim Zotin Fuqiplotë që Abdurrahman Memaj të gjejë shërim dhe të kthehet shëndosh e mirë pranë familjes së tij”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...