Kryediplomatja evropiane, Kaja Kallas pas qëndrimit në Kosovë ka vazhduar vizitën e saj në Maqedoni të Veriut.
Në një postim në llogarinë e saj në X, zyrtarja e lartë evropiane ajo tha se ky vend i përket familjes evropiane.
“Një kënaqësi të jem në Shkup.Maqedonia e Veriut ishte e para në rajon që nënshkroi partneritet sigurie dhe mbrojtjeje me BE-në — dhe e para që përfitoi nga Plani ynë i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.
“I përket familjes sonë evropiane. Tani është thelbësore të ecim përpara në rrugën drejt BE-së”, shkruan ajo
Kallas gjatë ditës së sotme vizitoi veriun e Kosovës.
Të enjten, ajo në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë njoftoi se Bashkimi Evropian është duke I larguar gradualisht masat ndaj Kosovës, njofton Klankosova.tv