Live

I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjeku jep detaje për gjendjen e tij

23:28 / 03 Janar 2025

Nga Kosova Live

Këtë të premte një person është plagosur në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Ai është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë si shkak i plagosjes nga arma e zjarrit, teksa drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolegci, ka thënë se “në minutën e fundit arritëm të ia shpëtojmë jetën”.

“Nga plagosja, viktima ka pësuar shok hemorragjik, ku ka humbur edhe sasi të madhe të gjakut. Viktima është plagosur në anën e majtë të torkasit, ku kirurgu dhe drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci dhe Bedri Osmani bashkë me ekipin kujdestar e kanë kryer intervenimin dhe kemi arritur ta shpëtojmë dhe stabilizojmë”, tha Kolgeci për Klan Kosovën.

Më tej, Kolgeci tha se i plagosuri, pas operimit është dërguar për trajtim të mëtejmë në Klinkën e Anestezionit me Mjekim Intensiv.

Përndryshe, lidhur me rastin është deklaruar më herëpt zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili tha se rreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura, ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...