Një i mitur është therur me thikë në Podujevë.
Ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK) për trajtim mjekësor.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
Ai ka treguar se gjendja e tij është e rëndë dhe jostabile.
“Është sjellë në Qendrën Emergjente një rast nga Podujeva me plagë nga mjeti i ftohtë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe pacienti është dërguar në sallë për intervenim kirurgjik nga ekipët e anestezionit, kirurgjisë abdominale dhe asajëtorakale . Gjendja e tij është e rëndë dhe jostabile”, tha Syla.