Live

Imri Ahmeti zhvillon takim me Shtabin e Degës së LDK-së në Lipjan: Do dalim para qytetarëve me program të qartë

20:46 / 02 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Dega e LDK-së në Lipjan ka zhvilluar takim për përgatitjen finale për zgjedhjet e 12 tetorit.

LDK-ja qeverisë me Lipjanin, ndërsa kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti diskutoi me nëndegët për programin e qartë që LDK-ja do të dalë.

Për këtë ka njoftuar dega e LDK-së në Lipjan.

“Mbahet takimi i rregullt i Shtabit të Degës së LDK-së në Lipjan Kryetari Imri Ahmeti ka mbajtur sot takimin e rregullt të Shtabit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan. Në qendër të diskutimit ishte përgatitja finale për zgjedhjet e 12 tetorit si dhe planifikimi i organizimit të takimeve nëpër nëndegë”.

“Gjatë takimit u shqyrtuan përgatitjet finale për fillimin e fushatës zgjedhore. LDK do të dalë para qytetarëve me një program të qartë, për të përmbyllur transformimin e Lipjanit në një qytet modern. Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua