Live

Incidenti në Prishtinë, kjo është gjendja e nënës së policit që e plagosi me armë

16:48 / 04 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është plagosur me armë zjarri sot në rrugën ‘Mukadeze Lika’. Rasti tashmë është konfirmuar nga Policia, ndërsa janë zbuluar detaje të reja, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mori vesh ekskluzivisht Sinjali, i dyshuari për rastin është një zyrtar policor, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri nënën e tij.

Burime të Sinjalit nga Emergjenca bëjnë me dije se e plagosura ndodhet në gjendje të rëndë, teksa po vazhdon trajtimin në QKUK.

Bazuar në informacionet e para, incidenti dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i cila tha se incidenti ka ndodhur rreth orës 12:20.

Tutje, Ahmeti shtoi se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...