Ernesto Valverde ka thënë se e ardhmja e Ivan Rakitic nuk është e sigurt, ndonëse ai do preferonte ta kishtë kroatin pjesë të skuadrës.
Sipas katalanases “Sport”, Barcelona e ka njoftuar Interin dhe të gjithë pretenduesit e tjerë se nuk ka ndërmend ta lërë lojtarin kroat të largohet për më pak se 50 milionë euro.
Interi heziton të rrezikojë më këtë shifër pasi lojtari ka 31 vjec dhe kontrata i skadon më 2021.
Rakitici mund t’i ikë nga duart Interit pasi që mund të përfshihet në një marrëveshje për të kaluar në PSG, ndonëse vet lojtari preferon Interin.
Pritet të shihet se cka do të ndodhë deri në ditët e fundit të afatit kalimtar.