Irani ka paralajmëruar se do të rrisë aktivitetet bërthamore pasi bordi i guvernatorëve prej 35 anëtarësh i mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara miratoi të enjten një rezolutë që konstatoi shkelje të detyrimeve.
Teherani u hakmor duke njoftuar hapjen e një qendre të re për pasurimin e uraniumit dhe instalimin e centrifugave të përparuara – një veprim përshkallëzues që ka të ngjarë të ndërlikojë bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara që do të rifillojnë këtë fundjavë, raporton CNN.
Kombet që morën pjesë në takimin e bordit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Vjenë votuan për rezolutën, me 19 pro, 3 kundër dhe 11 abstenime.
IAEA e ka akuzuar më parë Iranin për mosbashkëpunim, por veprimi i së enjtes shënon një gjetje zyrtare të mosrespektimit dhe ngre mundësinë e përshkallëzimit të çështjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.