Live

Ish-ambasadori iranian në Shqipëri kërkohet nga FBI i dyshuar në rrëmbimin e një ish-agjenti

21:57 / 16 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Të martën e datës 15 korrik, FBI-ja shtoi tre zyrtarë të dyshuar të inteligjencës iraniane në listën e personave më të kërkuar, mes tyre edhe ish-ambasadorin e Iranit në Shqipëri, Gholamhossein Mohammadnia.

Ish-ambasadori është futur në listën e njerëzve më të kërkuar në FBI-së, për shkak të rolit që dyshohet se kishte në lidhje rrëmbimin dhe zhdukjen e ish-agjentit të FBI-së, Robert Levinson, i cili besohet të jetë i vdekur.

Zyra e FBI-së në Uashington i identifikoi dy individët e tjerë si Reza Amiri Moghadam dhe Taghi Daneshvar.

Shpërndaje në

U Kopjua