Të shtunën e 5 nëntorit, Lista Serbe dha dorëheqje nga të gjitha institucionet e Kosovës, ndërsa komandantët serbë të Policisë në rajonin e veriut të vendit i zhveshën uniformat e tyre, para zyrtarëve të Listës Serbe në Zveçan.
Intervistoi: Krenare Tahiri
Dorëheqje më 5 nëntor dhanë edhe udhëheqësit në sistemin gjyqësor.Në veri u organizua protestë nga serbët, të cilët e kërkojnë formimin e Asociacionit, veprimet e fundit të serbëve të Kosovës duket se e kanë kthyer situatën në pikën më kritike kur i referohemi normalizimit të raporteve etnike
Lidhur me këtë situate për kosovalive ka folur eksperti i sigurisë dhe ish-Komandanti i FSK-së Kadri Kastrati.
Në vlerësimin e tij për situatën aktuale në veriun e Kosovës, Kastrati thekson se është gjendja mjaft e vështirë, megjithëse si situatë është pritur.
“Situata në veri është jashtëzakonisht e vështirë për arsye se siç dihet serbët i kanë tërhekur si stafin politik edhe atë civil, policinë, prokurorinë, gjyqtarët. Situata është mjaft e vështirë por është pritur sepse serbët si pretekst e kanë marrë targat apo konvertimin e targave të Kosovës, po të kishte ndodhur edhe ndonjë shtyerje ata prap do bënin ndonjë skenar tjetër sepse nuk iu konvenon që situate të ec drejt një njohje përfundimtare me njohje reciproke dhe për këtë arsye ata kanë inskenuar këto situata, serbët nuk është që nuk janë të kënaqur me gjërat që atyre iu ofrohen mirëpo ata shkurt e shqip dëshirojnë territor, atyre nuk iu i interesojnë serbët e jugut, as kishat që kanë çuar pluhur deri më tani, qëllimi i tyre gjithmonë ka qenë veriu i Kosovës.”
Tutje Kastrati ka treguar edhe për konfliktet e mundshme që mund të vijnë si pasojë e tensioneve në veriun e Kosovës.
“Nuk shoh ndonjë konflikt të mundshëm, Serbia nuk guxon të ia mësyjë Kosovës, sepse NATO është përgjegjëse për kufijtë e Kosovës, mendoj që nuk është aq e çmendur të hyjë në luftë me NATON-n.” është shprehur Kadri Kastrati.
Por, ish-komandanti i FSK-së, ka thënë që mund të ketë bllokime të rrugëve apo edhe inskenimi i strukturave paralele që do bashkëpunojnë me Beogradin që ta shkëpusin veriun nga territori i Kosovës.
“Mirëpo është në aspektin politik ajo që ata janë duke e bërë, ndoshta edhe më tutje me protesta edhe ndoshta bllokimi i rrugëve. Por besoj që do të tentojnë të bëjnë strukturat paralele edhe që i kanë lënë të gjitha ato detyrime, sepse më shumë pëson populli serb atje dhe iu duhen strukturat paralele që i kanë pasur edhe të instaluara. Ato struktura paralele do bashkëpunojnë me Beogradin, dhe dalëngadalë do tentojnë ta shkëpusin si pjesë të territorit të Kosovës.” ka përfunduar Kastrati. /kosovalive/
Intervista e plotë: