Live

Ish-luftëtari i UÇK-së: Duam drejtësi për ata që luftuan për lirinë tonë

14:43 / 14 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Fatmir Koci, ish-ushtar i UÇK-së ka thënë se janë mbledhur sot për t’i thënë jo padrejtësive.

Ai ka thënë se nuk ishin as agresori e as pushtuesi. Ka shtuar se duan drejtësi për ata që luftuan për lirinë e popullit.

Sipas tij, pas gjithë sakrificës që UÇK-ja bëri për të sjellë lirinë, sot po gjykohet padrejtësisht.

“Kriminelët serbë nuk janë dënuar, nuk po gjykohen e nuk janë prekur nga askush. Sot ata që mbrojtjen popullin, po gjykohen padrejtësisht”, ka thënë ai.

Koci ka thënë se nuk do ta pranojnë asnjëherë padrejtësinë që po u bëhet ish-udhëheqësve të UÇK-së

Shpërndaje në

U Kopjua