Live

Ismaili: Gazeta “Koha për Prishtinën” erdhi si ide për komunikim me qytetarët

08:24 / 03 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Uran Ismaili, kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se shtypja e gazetës “Koha për Prishtinën” ka ardhur një ide nga ai dhe ekipi i tij, që të komunikojë sa më shumë me qytetarët.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka pohuar se në gazetë është duke shpalosur të gjitha planet që i ka për një kryeqytet më të mirë.

“Ka një kohë që ne nuk kemi pasur gazetë të shtypur, mendoj se Prishtinës i mungon. Kur e kemi filluar, të them të drejtën ka qenë një për të komunikuar, edhe dëshirojmë të komunikojmë me njerëz të ndryshëm, të cilët konsumojnë diçka nga pjesa dixhitale, televizive, radio e kështu me radhë”.

“Mirëpo, kjo formë e komunikimit ka humbur në Prishtinë, edhe pse si formë e komunikimit qëndron në shumë vende të botës. Ne kemi dashtë që të komunikojmë më shumë me qytetarët tanë që të kuptojnë se jemi në një situatë tejet të rëndësishme të Prishtinës, pra zgjedhjet të cilat vijnë janë zgjedhjet që potencialisht e sjellin Prishtinën në një zhvillim të vetin në katër vitet e radhës, Ose ekziston mundësia që të vazhdojmë me këtë avazin e vjetër që po na tregon një Prishtinë e cila nuk plotëson nevojat bazike të jetës sonë”, ka thënë Ismaili.

Ismaili ka shtuar se të shumë njerëz e kanë pritur mirë gazetën “Koha për Prishtinën”, dhe u ka ngjallur nostalgji.

“Njerëzit po më shkruajnë se ku munden të gjejnë gazetën, gazeta është falas dhe është shumë vështirë me arritë ta shpërndajmë tek të gjithë”, ka thënë Ismaili.

Shpërndaje në

U Kopjua