Live

Italia kujton heroin Afrim Bunjaku: Të përfshirët do të mbajnë plotësisht përgjegjësi

18:36 / 24 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Italia, përmes ambasadës së saj në Kosovë, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë në njëvjetorin e kësaj ngjarjeje.

Kjo ambasadë tha se e kujtojnë me nderim policin Afrim Bunjaku dhe se duhet mbajtur përgjegjësi për këtë krim.

“Të kujtojmë dhe nderojmë kujtimin e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë frikacakisht në sulmin në Banjskë një vit më parë”.

“Italia rikonfirmon qëndrimin e saj se përgjegjësit e këtij krimi të tmerrshëm, së bashku me të gjithë të përfshirët, do të mbajnë plotësisht përgjegjësi”, ka shkruar ambasada italiane në platformën X. 

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në veri të Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe. Ai, në aktakuzë, cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.

Shpërndaje në

U Kopjua