Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim “urgjent” për evakuim për iranianët që jetojnë pranë objekteve të prodhimit të armëve, një shenjë e mundshme se sulme të mëtejshme mund të vijnë.
“Për sigurinë tuaj, ju kërkojmë të evakuoni menjëherë zonat e këtyre objekteve dhe të mos ktheheni deri në njoftim të mëtejshëm”, shkroi në persisht zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në gjuhën arabe, Avichay Adraee, në një deklaratë për X të dielën. “Të qenit në afërsi të këtyre zonave rrezikon jetën tuaj”.
Ai tha se paralajmërimi shtrihet edhe në zonat pranë “objekteve që mbështesin prodhimin e armëve në Iran”, shkruan CNN.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi në një video-adresim të shtunën se Izraeli do të “sulmojë çdo vend dhe çdo objektiv të regjimit të Ajatollahut”.
Irani ka kërcënuar të intensifikojë sulmet e tij nëse Izraeli vazhdon armiqësitë.