Live

Jakup Krasniqi sot feston ditëlindjen, djali i tij shprehet i emocionuar: Mungesa e tij është si një dhimbje e heshtur

15:37 / 01 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, i cili prej vitesh po mbahet në paraburgim në Hagë, sot feston ditëlindjen.

Në ditën e parë të vitit 2025, djali i tij, Altin Krasniqi, ka bërë një urim të veçantë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka postuar një fotografi të familjes dhe ka treguar për mungesën e tij.

“Sot, ndërsa festojmë Vitin e Ri 2025, zemrat tona janë të mbushura me gëzim, por edhe me mall. Tryeza jonë është e mbushur me dashuri, por jo e plotë. Babai im, gjyshi i Toskës dhe Odetës, në mesnatë feston ditëlindjen e tij larg nesh. Kjo mungesë ndihet në çdo detaj të festës sonë dhe në çdo moment që mund të ishte ndryshe, sikur ai të ishte këtu me ne. Vajza ime, Toska, dhe mbesa jonë, Odeta, janë shumë të vogla për ta kuptuar mungesën e gjyshit të tyre, por ato buzëqeshje që na dhurojnë çdo ditë na kujtojnë sa shumë do ta kishin lumturuar po ta shihte. E di që babai im, pavarësisht largësisë, e ndjen këtë dashuri dhe gëzimin që ato sjellin në familjen tonë. Më dhemb që ato ende nuk kanë mundësinë ta përqafojnë dhe ta ndiejnë ngrohtësinë e tij, por një ditë, kur të rriten, do të mësojnë për guximin dhe sakrificat e gjyshit të tyre. Babai im ka qenë gjithmonë burimi i forcës dhe i dashurisë për ne. Në këtë natë feste, ndërsa të gjithë përpiqemi të gëzojmë, mungesa e tij është si një dhimbje e heshtur që vetëm ne e ndjejmë. Por, mbi të gjitha, ndihemi krenarë për të dhe për gjithçka që ai përfaqëson. Gëzuar Vitin e Ri dhe ditëlindjen, babë! Edhe pse nuk je këtu fizikisht, zemrat tona janë me ty në çdo moment. Vajza ime do të rritet duke njohur dashurinë dhe sakrificat e tua, dhe ne do të kujdesemi që kujtimi dhe prania jote të jenë gjithmonë të gjalla në familjen tonë. Ne të presim me padurim, sepse vetëm atëherë kjo tryezë do të jetë vërtet e plotë. Të duam pafund!”, ka shkruar Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...